Milan ka barazuar edhe në xhiron e 14 të Serie A.
Kuqezinjtë barazuan si mysafirë të skuadrës së fundit në tabelë Beneventos me rezultat 2-2, ku në kohën shtesë shënoi portieri Brignoli.
Gjatë gjithë ndeshjes dominuan të besuarit e trajnerit Genaro Gatusso, i cili merr pikën e parë si trajner i ri i Rosonerrëve.
Iu deshën 38 minuta që të kuqezinjtë të mposhtën skuadrën e Beneventos. Ishte Giacomo Bonaventura që shënoi gol me kokë pas një rrëmuje të krijuar në zonën e ekipit të Berat Gjimshitit dhe Ledian Memushajt.
Deri në fund të pjesës së parë më nuk pati ndonjë rast që vlen të theksohet dhe në këtë formë 45 minutshi i parë përfundoi me epërsinë e mysafirëve.
Por, në pjesën e dytë shtatë herë kampionët e Evropës u befasuan nga ekipi që nuk kishte ende një pikë në ligë, ku luajnë dy reprezentues shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj.
Ishte minuta e 50 e ndeshjes kur sulmuesi anësor i vendasve George Puscas arriti të realizoi gol për të barazuar gjithçka në ndeshjen e xhiros së 15 të ligës elitare italiane.
Por gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm shtatë minuta pasi Nikola Kalinic shënoi për epërsinë e dytë të Milanit. Kroati u asistua nga mesfushori italian Jack Bonaventura.
Në të 75 minutë mysafirët mbeten pa një lojtar në fushë pasi që Alesio Romagnoli mori kartonin e dytë të verdhë, përkatësisht të kuqin.
Kur pritej të përfundonte ndeshja, në minutën e pestë të kohës shtesë shënoi gol me kokë portieri i Beneventos, Alberto Brignoli, i cili edhe vulosi rezultatin përfundimtar 2-2.
Pas kësaj, Milan zë pozitën e shtatë të renditjes tabelore me 24 pikë ndërsa Benevento fiton pikën e parë në këtë sezon. /Telegrafi/
https://youtu.be/HtLSHkapuWU
https://youtu.be/xateDYSZ4ZU
https://youtu.be/k4zThA0h4SU
https://youtu.be/oV2L57jRWW8