Site icon Telegrafi

Çfarë domethënie ka renditja e varreve të familjes Jashari (video)

Mjeku ligjor, Arsim Gërxhaliu, në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, ka folur edhe për varret e familjes së Adem Jasharit.

“Karakteristike këtu është rendi i parë i familjes së ngushtë. I kemi vendosur me traditë. 20 anëtarë janë të në rendin e parë. Majtas janë baba Shabani, dhe nëna në anën tjetër. Në mes janë Hamza me Ademin.

Më pas, pas nënës, domethënë vjehrrës, shkojnë tri nuset të renditura me moshë: më e vjetra e deri tek më e reja. Pas nuseve fillojnë vajzat e tre vëllezërve, gjithashtu të renditura me moshë. Në skajin tjetër është Kushtrimi, i cili sipas asaj që na thanë, ishte nipi më i madh i cili kishte filluar të merrte qesen e shtëpisë prej babagjyshit, Shabanit. Ai ndodhet në anën tjetër, si mbrojtës i familjes. Edhe nipat tjerë janë gjithashtu të renditur me moshë.

Thjeshtë, është ruajtur nderi i botës femërore. Do të thotë: femrat janë në mes, meshkujt anash, dy heronjtë në mes të dy prindërve”, ka thënë ai. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=us5UjquYF_M

Exit mobile version