A ju ndodh që shpesh gjërat thuhen apo prishen nëpër shtëpi?
Kur gotat bien nga duart, aparatet prishen, gypat e ujit rrjedhin, të gjitha këto i konsiderojmë probleme normale me të cilat përballen shumë familje.
Mirëpo, kur ndodh shpesh, Feng shui dhe ekspertët e energjisë konsiderojnë që kjo tregon në një çekuilibër energjie në shtëpinë tuaj, transmeton Telegrafi.
Sipas feng shui-t, kur grumbullohet energjia negative në shtëpi, ajo mund të manifestohet me thyerjen e enëve dhe me prishje të vazhdueshme. Për shembull, kur pikojnë çezmat, kjo mund të tregojë probleme financiare, ndërsa enët e thyera simbolizojnë marrëdhënie negative.
Me rëndësi është që gjërat të cilat thyhen dhe prishen të mos i mbani në shtëpi. Përpiquni t’i ndreqni ato që është e mundshme, mirëpo nëse janë të dëmtuara dhe nuk mund t’i ndreqni, nxirrni nga shtëpia.
Çdo gjë që është e panevojshme dhe jofunksionale, vetëm zë vend pa nevojë në shtëpi dhe tërheq më shumë energji negative.
Nëse dyert e shtëpisë thyhen vazhdimisht, kërcasin, bllokohen, kjo mund të tregojë praninë e njerëzve negativë në shtëpi dhe ardhjen e personave ziliqarë. Gjithashtu, pajisjet që prishen, sipas ekspertëve të feng shui-t, mund të tregojnë stres mes anëtarëve të familjes.
Një nga mjetet më efektive kundër energjisë negative është dashuria, mbështetja dhe mirëkuptimi i njerëzve që jetojnë në shtëpi.
Të gjithë anëtarët e familjes duhet të flasin, të respektojnë dhe të përpiqen të kuptojnë ndjenjat e të tjerëve, të tregojnë më shumë butësi dhe vëmendje. /Telegrafi/