Telegrafi

“Çfarë dite është sot?”, pyeti gruaja pasi u nxor nga rrënojat në Turqi

Më shumë se dhjetë ditë pasi një tërmet i fuqishëm tronditi Turqinë dhe Sirinë, ekipet e shpëtimit po nxjerrin ende njerëzit nga rrënojat.

Të mërkurën, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë publikoi një video që tregon shpëtimtarët duke nxjerrë një grua 77-vjeçare nga mbeturinat në qytetin e Adiyaman të martën, rreth 212 orë pas tërmetit.

“Çfarë dite është sot”, pyeti shpëtimtarët Fatma Gungor kur u nxor e gjallë pas 228 orësh të qëndrimit nën rrënojat në Adiyaman, raporton cnn.

Personeli i shpëtimit, Mehmet Eryilmaz foli për momentin kur gjetën gruan dhe tha se “Nëna ishte e lumtur që na pa. Në fillim ia mbajta dorën. Ne folëm, biseduam dhe e qetësuam atë”.

Gjithashtu të mërkurën, një tjetër grua e identifikuar si 45-vjeçarja Melike İmamoglu, u shpëtua pas 222 orësh nën rrënojat e qytetit të Kahramanmarasit.

Ndryshe, shteti turk dhe sirian deri më tani ka regjistruar mbi 40 mijë viktima shkaku i dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur këto dy vende. /Telegrafi/