Site icon Telegrafi

Çfarë dihet për variantin “Delta Plus”?

Mutacioni “Delta Plus” është variant i afërt me Delta-n, i cili u identifikua nga shkencëtarët britanikë muajin e kaluar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, për shkak se ende nuk është një variant me interes apo shqetësues, nuk është emëruar ende zyrtarisht sipas një shkronje të alfabetit grek, si variantet e tjera shqetësuese.

Shkencëtarët britanikë po e monitorojnë variantin e lidhur me Delta i njohur si AY.4.2, dhe së fundmi është thënë se përhapet më shpejt se varianti i zakonshëm Delta.

Lexo po ashtu Varianti "Delta Plus" mund të përhapet më shpejtë se sa mutacioni Delta i zakonshëm, pretendojnë ekspertët britanikë

Në një raport të fundit, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar thanë se ky variant përbën 6 për qind të të gjitha rasteve të analizuara me COVID-19 në vend dhe është “në një trajektore në rritje”.

Nuk ka ende asnjë provë që varianti mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë.

Varianti Delta megjithatë mbetet “varianti më dominues për sa i përket qarkullimit global”, thonë nga OBSH.

Exit mobile version