Site icon Telegrafi

Çfarë dëme mund të pësoj trupi juaj nëse njëkohësisht sëmuret nga gripi dhe COVID-19?

Ndërsa mjekët shqetësohen për periudhën e coronavirusit dhe gripit që mund të mbingarkojë sistemin e kujdesit shëndetësor, amerikanët duhet të luftojnë me një mundësi tjetër: luftimin e të dy viruseve në të njëjtën kohë.

“Ju me siguri mund të sëmureni nga gripi dhe COVID-19 në të njëjtën kohë, gjë që mund të jetë katastrofike për sistemin tuaj imunitar”, tha Dr. Adrian Burrowes, një mjek i mjekësisë familjare në Florida, raporton CNN.

Në fakt, infektimi me njërën mund të ju bëjë më të prekshëm ndaj sëmundjes tjetër, tha epidemiologu Dr. Seema Yasmin.

“Sapo të infektoheni nga gripi dhe disa viruse të tjera të frymëmarrjes, ai dobëson trupin tuaj”, tha Yasmin, drejtori i Iniciativës së Komunikimit Shëndetësor në Stanford, transmeton Telegrafi.

“Mbrojtja juaj ulet, dhe kjo ju bën të pambrojtur ndaj infektimit të dytë mbi të gjitha”, shtoi ajo.

Nëse sëmureni me COVID-19 dhe grip, kjo mund t’iu sulmojë mushkëritë, duke shkaktuar potencialisht pneumoni, lëng në mushkëri ose dështim të organeve të frymëmarrjes, njoftoi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Çdo sëmundje gjithashtu mund të shkaktojë dëmtim të zemrës dhe inflamacion të indeve të zemrës, trurit ose muskujve.

Lexo po ashtu Edhe fëmijët me simptoma të lehta ose pa simptoma mund të përhapin COVID-19

Pasja e të dy sëmundjeve në të njëjtën kohë “do të rriste rrezikun e efekteve afatgjata të ndonjë prej atyre sistemeve të organeve”, tha Dr. Michael Matthay, një profesor i mjekësisë dhe një specialist i kujdesit kritik në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco.

Ndryshe, ende është shumë herët për të ditur saktësisht se sa keq mund të ndikojë në trup nëse sëmureni me të dyja sëmundjet. /Telegrafi/

Exit mobile version