Telegrafi

Çfarë bëri Vinicius pak para het-trikut ndaj Barcelonës – këto fotografi mund të jenë ikonike një ditë

Vinicius shkëlqeu me tre gola në finalen e Superkupës së Spanjës, teksa Real Madridi mposhti me rezultat të thellë 4-1 rivalin e përbetuar Barcelonën.

Përveç performancës fantastike në fushë që ‘vodhi’ zemrat e publikut, sulmuesi brazilian ka rënë në sy edhe për diçka tjetër.

Ai u pa duke ngrënë ananas gjatë momentit të mbërritjes në stadium, teksa në fytyrën e tij vërehej një vetëbesim i madh, sikur ta kishte ditur se një natë e madhe e pret atë.

Vinicius kompletoi het-trikun e tij në pjesën e parë, duke shënuar fillimisht në minutën e shtatë dhe në minutën e dhjetë, para se të shënojë edhe të tretin në minutën e 39-të.

Ky trofe para se gjithash ishte shumë i rëndësishëm për 23-vjeçarin, duke marrë parasysh faktin që ishte i dhjeti për të që prej se u bë pjesë e madrilenëve.

Sidoqoftë, kjo nuk ishte hera e parë që Vinicius e fitoi Superkupën e Spanjës, pasi këtë trofe e kishte fituar edhe në sezonin 2019/2020 dhe 2021/2022./Telegrafi/