Telegrafi

Çfarë bëri Noizy para përleshjes? (Video)

Pak para se të nisej përleshja me armë zjarri mes anëtarëve të dy grupeve, OTR dhe Babastars, Noizy së bashku me grupin e tij ishin duke pirë kafe në restorantin e hotelit “Swiss Diamond”, njofton Klan Kosova.

Reperi nga Shqipëria, ndau një video në llogarinë e tij në Snapchat, ku shihet teksa ai dhe grupi ishin thjesht duke biseduar, pa qenë në dijeni se çfarë mund të ndodhte.

Noizy qëndroi në “Swiss Diamond” për arsye se mbrëmë kishte koncert në një klub në Gjilan, për të vazhduar sonte në Mitrovicë e Ferizaj.

Të shtënat me armë nisën rreth orës 17:00 tek parkingu i hotelit të lartpermëndur, nga ku mbeti i plagosur Noizy dhe bashkëpunëtori i tij, reperi tjetër Varrosi.

Tre të dyshuarit të cilët janë, Ylber Abdullahu – Cozman, Ymer Abdullahu – vëllai i Cozmanit, dhe Albert Krasniqi – bashkëshorti i Besa Gashit, ish Miss Kosova, janë arrestuar dhe janë dërguar në polici.

Tani për tani ajo çfarë dihet është se Noizy gjendet në klinikën e Ortopedisë duke u trajtuar më tej.