Telegrafi

Çfarë bëni kur gjërat ju prishen? Këto janë disa ide brilante për të mos i hedhur (Foto)

Nëse diçka ju thyhet, jo automatikisht duhet ta hidhni. Këta njerëz kanë gjetur mënyra unike për të rregulluar mjetet e tyre që u janë prishur.

Imazhet e treguara nga “Bored Panda” tregojnë disa nga idetë më të bukura, që japin shembullin që gjërat e prishura nuk duhen hedhur në mbeturina menjëherë.

“Bored Panda” bashkangjitur me fotot shkruan  se ka mënyra të ndryshme se si të rregullosh një gjë të prishur, të thyer. Në albumin fotografik shihet një filxhan me bisht të thyer, por që kur është rregulluar ka dalë më bukur se ishte në fillim, transmeton shekulli.

Më pas do të shihni se si një mur i shkarravitur nga një fëmijë, është bërë si një vepër arti. Gjithashtu do të vini re edhe një pjesë makine të prishur, kur në të tani qëndrojnë disa lojëra të vogla.