Sot më 13 prill delegacioni i FIFA-s dhe UEFA-s i përbërë nga Senesh Erzik kryetari Asociacioneve të FIFA-s, Peter Gilleron kryetar i FF së Zvicrës, që përfaqësojnë FIFA-n si dhe Thierry Favre dhe Nicolas Luca përfaqësueses të UEFA-s kanë vizituar FFK-në, ku u pritën nga kryetari Fadil Vokrri, nënkryetarët Agim Ademi dhe Bekim Haxhiu si dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.
Ky delegacion ka marrë për obligim që para kongresit të UEFA-s të shikojë të gjitha ato kritere që kërkohen për pranim dhe pastaj t’i propozojë Kongresit pranimin e FFK-së, meqenëse një gjë të tillë do të duhej ta bënte KE i UEFA-s, por në pamundësi KE i UEFA-s mblidhet në tetor, ky Komision do të bëjë propozimin.
Duke ju dëshiruar mirëseardhje delegacionit kryetari Fadil Vokrri theksoi se FFK-ja tash e disa vite është duke bërë përpjekje për pranim dhe mendoj se është koha e fundit që kjo të ndodhë. Pastaj me radhë anëtarët e delegacionit, kërkuan sqarime për të gjitha segmentet e organizimit.
Pastaj delegacioni u pritë edhe nga kryeministri i Qeverisë së R. Së Kosovës Isa Mustafa dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala. Në vazhdën e takimeve sot delegacionin nga FIFA dhe UEFA e priti edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi.
Delegacioni ka vizituar edhe stadiumin e Prishtinës dhe atë të Trepçës në Mitrovicë.