Cristiano Ronaldo ka një shprehi bizare. Pas çdo ndeshjeje ai i detyron bashkëlojtarët që të shkojnë me të nën dush dhe të garojnë se cili bën më shumë pompa. Këtë detaj e ka zbuluar portieri i Portugalisë, Jose Fonte.
“(Ronaldo) vjen në zhveshtore dhe thotë: ‘Unë bëj më shumë pompa nën dush se ti’. Dhe po, atë e bën”.
“Ai bën më shumë pompa se kushdo tjetër. Në këtë mënyrë tregon se sa i pëlqen konkurrimi. Me këtë gjë është shumë përpara të tjerëve”.
“Më pëlqen Messi, por Ronaldo është Ronaldo. E njoh si të vogël, ndërsa e kam parë miliona herë në stërvitje”.
“Kur të gjithë të tjerët shkojnë në shtëpi, ai vazhdon të trajnohet”, ka thënë më tej portieri. /Telegrafi/