Telegrafi

“Çfarë bën, jam shtatzënë”, biznesmeni vret të dashurën 20 vite më të re, pasi kryen marrëdhënie

Lidhja intime me një burrë të martuar, i ka kushtuar me jetë 30-vjeçares Ana Maria Lacramioara Di Piazza e cila u gjet e vdekur një ditë më parë, në një fshat të Italisë, me goditje thike në bark.

Vajza me origjinë rumune, banuese në Giardinello, u vra nga i dashuri i saj Antonino Borgia, 51 vjeç, një sipërmarrës ndërtimi nga Partinico.

Lidhjen e fshehtë që kishin nisur një vit më parë, nuk e kishte menduar se do i shkonte në këtë mënyrë. E reja kishte zgjedhur pikërisht ditën e djeshme, për ti treguar të dashurit se priste një fëmijë nga ai.

Madje i kishte kërkuar edhe tre mijë euro, para që burri i kishte premtuar se do t’i jepte një natë më parë, por kur mbërritën në vendin e krimit, pasi patën marrëdhënie seksuale, ai e qëlloi pa mëshirë me thikë në bark dhe e la të vdekur.

Pas arrestimit, sipërmarrësi italian rrëfeu se e reja i kishte thënë që po priste një fëmijë nga ai dhe madje e kishte kërcënuar se do i tregonte gjithcka gruas së tij. Të dy u takuan në zonën e Balestrate, më pas ajo hipi në furgonin e bardhë dhe shkuan në një fshat ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Trupi i gruas u gjet në fshatin midis Balestrate dhe Partiniko, përgjatë autostradës 113.

E gjithë skena e vrasjes është filmuar nga kamerat e një biznesi që gjendjen aty pranë dhe në këtë video dëgjohet e reja duke bërtitur, “Çfarë po bën, jam shtatzënë, presim një fëmijë, unë të dua”. /Java News/