Telegrafi

Çfarë bën Dafina kur ka një ditë të lirë (Foto)

Edhe pse është e ngarkuar me koncerte dhe krijim të materialit të ri muzikor, Dafina Zeqiri ka treguar se gjen kohë edhe për pasionet tjera të saj.

Yjet e skenës shpesh thonë se nuk e kanë pikë të fortë gatimin, porse kjo ndryshon kur është fjala për këngëtaren e njohur.

Ajo ka befasuar duke publikuar në rrjetet sociale imazhe të ushqimit të gatuar nga ajo vet.

“Në ditën time të lirë, unë gatuaj”, shkruan përmbi fotografi, ndërsa nuk ka dyshim se një ushqim i gatuar nga dora e saj duhet të jetë i shijshëm. /Telegrafi/