Site icon Telegrafi

Çfarë bëjnë tani 16 aktorët e famshëm të “Home Alone” dhe sa kanë ndryshuar me kalimin e viteve?

Ka shumë simbole të Krishtëlindjes – pema, era e frutave, dritat dhe dhuratat. Dhe për disa prej nesh, kjo periudhë kujton gjithmonë filmin “Home Alone”. Përkundër faktit se filmi është pothuajse 30 vjet i vjetër, ai është ende një film qesharak që rikthen besimin tonë në mrekullitë e Krishtëlindjes.

Bright Side duke ndjerë pak nostalgji, zbuluan se çfarë u ka ndodhur më pas aktorëve të këtij filmi të shikuar mbarë botërisht.

Kevin — Macaulay Culkin

Lavdia që fitoi 10-vjeçari Macaulay Culkin pas publikimit të “Home Alone” ishte e jashtëzakonshme. Më pas, babai i tij lejoi që djali i tij të shfaqej në filma nga producentë që ishin të gatshëm t’i paguanin disa milion dollarë yllit të ri. Pra, në moshën 13 vjeç, karriera e tij tashmë po shkonte drejt rritjes.

Macaulay Culkin nuk u kthye në botën e kinemasë deri në moshën 23 vjeç, kur ai bëri komedinë e “Monster Party” dhe filmin “Saved!”. Dhe pastaj, ai u fut në botën e muzikës kur themeloi grupin “The Pizza Underground”. Herë pas here, Macaulay Culkin shfaqet në filma, për shembull, në filmat “Changeland” dhe “Kings”.

Aktualisht, ai nuk ka marrë ndonjë rol të madh. Mund ta shihni vetëm në reklama: pak kohë më parë, ai u shfaq në një video të Krishtëlindjes për “Happy Socks”. Gjithashtu, ai është i pranishëm në YouTube përmes vlogeve që realizon.

Marv — Daniel Stern

Pas publikimit të “Home Alone”, të gjithë e kujtojnë Daniel Stern si një grabitës pa kuptim. Por ai me të vërtetë u përpoq të hiqte qafe këtë imazh. Përveç roleve në filma, ai shprehu disa personazhe në “The Simpsons”, “Family Guy” dhe “Hey Arnold!”.

Kohë pas kohe, ky aktor gjithashtu zë vendin e regjisorit: shfaqjet “The Wonder Years”, “Savages Complete”, dhe “Manhattan” u realizuan nga ai. Daniel Stern gjithashtu ka një hobi interesant – i pëlqen të bëjë skulptura prej bronzi.

Buzz — Devin Ratray

Pas rolit të tij si vëllai më i madh i personazhit kryesor, Devin Ratray vazhdoi të luante në filma për fëmijë, dhe më pas ai filloi të luante rolin e psikopatëve dhe kriminelëve ndërsa u rrit. Ai është shfaqur edhe në dokumentarë, si “Courting Condi”.

Përveç filmave, ju mund ta shihni Devin në bare të vogla në New York, ku ai mban koncerte me grupin e tij.

Harry — Joe Pesci

Pjesëmarrësi i dytë i duetit të hajdutëve është shfaqur në 16 filma gjatë 30 viteve të fundit, ai mori një ‘Oscar’ për “Rolin Mbështetës më të Mirë” në “Goodfellas” dhe u bë ylli i projekteve të tjera nga Martin Scorsese. Joe, si një gangster, jo vetëm që është shfaqur në filma, por në vitin 2002, ai u bë prototipi për një personazh video-lojë në “Mafia: The City of Lost Heaven”.

Fuller — Kieran Culkin

Ai djalë i buzëqeshur që kishte syze të mëdha nuk është vetëm vëllai i Kevin, ai është gjithashtu vëllai i Macaulay Culkin në jetën reale. Babai i Culkin u përpoq ta shtynte djalin e tij të vogël në të njëjtat projekte si “Macaulay”. Në vitin 1993, Kieran Culkin u vërejt përfundimisht dhe pikërisht atëherë karriera e tij filloi të zhvillohej në mënyrë të pavarur nga vëllai i tij.

Gjatë gjithë karrierës së tij të filmit, Kieran ka luajtur në më shumë se 20 role, ai ishte nominuar për “Golden Globe” disa herë, dhe ai fitoi dashurinë e disa shikuesve dhe urrejtjen e të tjerëve.

Kate — Catherine O’Hara

Për 30 vitet e fundit, aktorja punëtore që bëri një punë të shkëlqyer duke portretizuar nënën emocionale të Kevin, është shfaqur në 49 filma dhe ka shprehur 15 karikatura. Përveç kësaj, aktorja mori një yll në “Walk of Fame” të Kanadasë, në vitin 2010, ajo mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike në Vancouver, dhe portreti i saj u shfaq në një pullë postare.

Marley — Roberts Blossom

Roli i Marley në “Home Alone” është ndoshta një nga rolet e pakta pozitive në karrierën e Roberts Blossom. Megjithë fytyrën e tij të mirë, ai shpesh luante njerëz të këqij. Për më tepër, pas rolit të tij në “Home Alone”, aktori filloi të shfaqej në kinema më rrallë dhe pesë vjet më vonë, ai u largua nga bota e kinemasë.

Roberts i kaloi vitet e fundit në një shtëpi pleqsh, duke kaluar tërë kohën duke shkruar poema. Ai vdiq në vitin 2011 në moshën 87 vjeçe.

Peter — John Heard

Pas publikimit të “Home Alone”, John Heard vazhdoi të shfaqej në TV dhe në filma. Ju mund ta shihni atë në: “Awakenings”, “In the Line of Fire”, dhe “The Pelican Brief”. Ai punoi deri në ditën e fundit të jetës së tij, kështu që disa nga filmat e tij u publikuan pasi ai vdiq.

Ai vdiq në vitin 2017 për shkak të ndërlikimeve të operacionit.

Megan — Hillary Wolf

Pas publikimit të vazhdimit të “Home Alone”, Hillary Wolf vendosi të ndalojë së aktruari dhe të provojë veten në një fushë tjetër – sport. Në vitin 1994, ajo fitoi kampionatin botëror në xhudo, dhe dy vjet më vonë, ajo mori pjesë në Lojërat Olimpike Verore. Në vitin 2000, ajo u shfaq përsëri në Lojërat Olimpike, por nuk fitoi.

Gus — John Candy

Paraqitja e tij në këtë film të Krishtlindjeve ndodhi kur komediani kanadez John Candy ishte në një vend shumë të mirë në karrierën e tij. Por ky rol nuk e ndryshoi situatën në asnjë mënyrë. Ndoshta, kjo është arsyeja pse ai vendosi të ndryshojë përqendrimin e tij drejt roleve më serioze në “Only the Lonely” dhe “JFK”.

Fatkeqësisht, jeta e komedianit përfundoi në vitin 1994 për shkak të një sulmi në zemër. Pas vdekjes së tij, ai mori një yll në “Walk of Fame” të Kanadës dhe portreti i tij u shfaq në një pullë postare. Po ashtu, Kupa e 95-të e Greyt në vitin 2007 iu kushtua atij dhe grupi amerikan i rokut “Ween” regjistroi një album të tërë për të.

Linnie — Angela Goethals

“Home Alone” e shtyu Angela Goethals drejt projekteve të tjera më serioze. Pas rolit të saj në këtë komedi, ajo u shfaq në filma të njohur si “Jerry Maguire”, “Behind the Mask: The Rise of Leslie Vernon”, “Spanglish”, dhe në seriale televizive si: “24”, “Grey’s Anatomy”, “CSI: Investition Scene Crime”, dhe “Law & Order”. Në vitin 2010, aktorja vendosi të merrte pushim nga filmat dhe të përqëndrohej në familjen e saj.

Jeff — Michael C. Maronna

Pas “Home Alone”, Michael C. Maronna u shfaq në serinë ““Law & Order”. Por ai është më i famshmi për reklamat Ameritrade dhe një video qesharake me Bill Clinton. Tani, Michael nuk shfaqet më në ekran, por ai është akoma në botën e kinemasë: ai punon si elektricist në televizion.

Heather — Kristin Minter

Në fillimin e viteve ’90, Kristin Minter ishte tërësisht e përqendruar në karrierën e saj të modelingut, por pas rolit të saj në “Home Alone”, ajo vendosi të provojë veten në më shumë role filmike. Kjo vajzë e bukur ka punuar njëkohësisht në disa filma dhe disa vjet më vonë, ajo ishte e ftuar të marrë pjesë në dy seriale shumë të njohura të asaj kohe, “Highlander” dhe “ER”.

Tani, ajo nuk shfaqet në ekran shumë shpesh, dhe nëse e bën këtë, duhet të luajë role dytësore në TV. Ju mund ta shihni atë në “The Mentalist, Nip / Tuck” dhe “Filth”.

Sondra — Daiana Campeanu

Pas filmit “Home Alone”, Daiana Campeanu pati role të vogla në “Dennis the Menace” dhe serinë “TV Brimstone”. Në fund të viteve ’90, ajo ishte e përqendruar në muzikë. Albumi i parë që ajo publikoi në vitin 2006 mori shumë vlerësime të mira nga kritikët.

Diana ka regjistruar tri albume, ajo ka një kontratë me një label, dhe luan role të vogla në filma të shkurtër.

Johnny — Ralph Foody

Ne mendojmë se të gjithë e mbajnë mend bandën nga filmi “Angels” me fytyra të ndyra që Kevin po shikonte në fshehtësi. Në fakt, ky aktor luante shpesh rolin e policëve. Për shembull, në filmat që u publikuan para “Home Alone”, si “Mickey One”, “The Blues Brothers” dhe “Chicago Story”, Ralph Foody portretizonte gjithnjë policë.

Tracy — Senta Moses

Para paraqitjes së saj në “Home Alone”, ju mund të shihni Senta Moisiun vetëm në reklama dhe në skenën e teatrit. Por roli i saj i vogël në këtë komedi të Krishtëlindjes e ndihmoi aktoren e re të dalë në TV. Kështu, Senta u shfaq në filmat “My So-Called Life”, “Greek”, “Bones”, “The Mentalist”, dhe “Ghost Whisperer”.

Për momentin, Moses është duke bërë një mini-seri të quajtur “Little Fires Everywhere” që do të shfaqet në ekran në vitin 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version