Xavi Hernandez po përgatitet për ndeshjen e tij të parë si trajner i Barcelonës, me një derbi lokal kundër Espanyolit që e sheh ish-mesfushorin në stol për herë të parë, por çfarë surprizash po planifikon ai për 11-shen e tij të parë?
Trajneri i ri i katalunasëve ka lënë derën e hapur për një përzgjedhje të befasishme për një sërë arsyesh: më së shumti kriza e lëndimeve që po kalon aktualisht skuadra dhe njohuritë e tij për sistemin e akademisë.
Pedri u përjashtua edhe për një muaj të premten, me mesfushorin e ri spanjoll që pësoi një përsëritje të lëndimit në kofshën e majtë.Lidhja e Xavit me La Masia ka të ngjarë të sigurojë që sistemi 4-3-3 të rikthehet të shtunën, me mesfushorin spanjoll që e kishte përdorur atë sistem gjatë kohës së tij si trajner i Al Sadd.
Portierët
Marc-Andre ter Stegen është çimentuar si portieri numër një i skuadrës, por kur bëhet fjalë për Kupën e Mbretit, mbetet për t’u parë nëse ai do të ndërrohet.
Mbrojtësit
Lëndimi i Sergino Dest kombinuar me faktin se Dani Alves i rikthyer nuk mund të luajë deri në janar ka të ngjarë të thotë që Sergi Roberto do të kthehet në mbrojtje të djathtë. Gerard Pique dhe Eric Garcia janë dyshja më e mundshme për në qendër, ndërsa Jordi Alba nuk ka konkurrencë në krahun e majtë.
Mesfushorët
Sergio Busquets dhe Frenkie De Jong duken si titullarë të garantuar për Xavin, por pozita e tretë ende nuk është fituar në mungesë të Pedrit. Gavi, Nico dhe Coutinho të gjithë mund të kenë një rast për të filluar.
Sulmues
Nëse do të vini bast për një surprizë, atëherë zona më e mundshme ku do të ndodhë është në sulm. Memphis Depay është i vetmi titullar me përvojë që është 100 për qind në formë tani, që do të thotë se ka një përparësi për të luajtur.
Mika Marmol, Alvaro Sanz, Lucas De Vega, Abde Ezzalzouli dhe Ferran Jutgla janë stërvitur të gjithë me ekipin e parë ditët e fundit. /Telegrafi/