Telegrafi

Çfarë befasie: Në ulëset e aeroplanit takon njeriun “kopje” të tij (Foto)

Dhe për befasi, e gjitha kishte ndodhur krejt rastësisht kur njëri nga ta kishte rezervuar një fluturim nga Stansted (aeroport në Londër) për Galway (qytet në Irlandë) dhe gjeti tjetrin të ulur në vendin e tij, transmeton Telegrafi.

Madje, kur çifti me mjekër kishte mbërritur në Irlandë zbuluan se ata kishin rezervuar në të njëjtin hotel dhe kishin vendosur që të shkojnë për një pije së bashku.

Një nga burrat, 32-vjeçari Neil Douglas, nga Glasgow, bëri një selfie, së bashku me londinezin mister, fotografi që është shpërndarë me të madhe në internet.

Imazhi ishte postuar në Twitter nga Lee Beattie, drejtore i Wire Media me qendër në Londër, Glasgou dhe Brighton, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu: E çuditshme: Takohen rastësisht të panjohurat me dukje identike! (Video)

Ajo shkroi: "Djali në të djathtë është burri i mikes sime. Djaloshi në të majtë është një ‘i pa njohur’ të cilin ai u takua në një aeroplan".

Ajo më vonë kishte shtuar: “Nuk ndalem së shikuari ata. Ata janë të njëjtë”. /Telegrafi/