Është spekuluar shumë se një takim i rrallë midis Vladimir Putinit dhe Kim Jong Un do të përfshijë bisedime për një marrëveshje të mundshme armësh.
Por çfarë armësh mund t’i shesë Koreja e Veriut, Rusisë?
Profesor Michael Clarke, analisti britanik i mbrojtjes dhe sigurisë, thotë se Moska ka nevojë për predha artilerie, pasi ato i “shpenzojnë” ato më shpejt sesa mund të riprodhohen, përcjell Telegrafi.
Ai tha se nëse Rusia rrit nivelet e saj të prodhimit të paraluftës, mund të prodhojë një milion predha në vit – por ushtria e saj po përdor gjashtë deri në shtatë milionë në vit gjatë luftës në Ukrainë.
“Ata nuk mund të prodhojnë predha të mjaftueshme për të mbuluar atë që po përdorin”.
“Rusët e filluan këtë luftë, menduam ne, me stoqe prej rreth 20 milionë të tilla – kështu që ata janë thellë në ato stoqe tani”.
Predhat e artilerisë nga Koreja e Veriut në Rusi në këmbim të grurit dhe naftës ruse mund të duken një “tregti e natyrshme”, thotë profesor Clarke, por ai shton se ajo për të cilën Koreja e Veriut do të interesohet është “teknologjia” për të zhvilluar armë.
Ndryshe, Kim Jong Un po shoqërohet nga komandantë të lartë ushtarakë, zyrtarë të industrisë së ushtrisë dhe diplomatë teksa viziton Rusinë për herë të parë në katër vjet. /Telegrafi/