Site icon Telegrafi

Çfarë i acaron më shumë femrat: Burri apo fëmijët

Shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktohen saktësisht

Një mik u ankua se nuk mund të përballonte fëmijët. Ata janë të shqetësuar, nuk punojnë shumë në shkollë, nuk duan të hanë perime e të ngjashme.

Një shoqe tjetër u ankua se i shoqi po ia prishte nervat në mënyrë të pabesueshme. Nuk ka kohë për të, nuk bien dakord për asgjë, ajo i harron gjërat…

Situata të tilla dhe të ngjashme ndoshta i kanë shtyrë studiuesit të kryejnë studime për të përcaktuar se çfarë shkakton stres më të madh te gratë, burrat ose fëmijët.

Rezultatet treguan se rreth 46 për qind e grave, të cilat janë të martuara dhe kanë fëmijë, e shohin partnerin e tyre si një nga burimet kryesore të stresit. Situatat më irrituese dhe stresuese ishin ato në të cilat një mashkull nuk arrin të kryejë të gjitha detyrat e tij nëpër shtëpi.

Është e logjikshme dhe e kuptueshme po të kemi parasysh faktin se 75% e grave janë shprehur se janë ato që kryejnë detyrat më të larta në raport me fëmijët dhe familjen.

Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Padovës, kjo formë stresi do të luajë një rol të madh në jetën e mëvonshme. Ata besojnë se do të ketë një ndikim të madh në martesë, por edhe në shëndetin e grave në një moshë të mëvonshme.

Madje, një studim tregoi se jeta e një burri humbet cilësinë pas vdekjes së gruas së tij. Nga ana tjetër, gratë në të njëjtën situatë bëhen më rezistuese ndaj stresit dhe shëndeti i tyre përmirësohet.

Shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë saktësisht pse është kështu. Supozohet se një faktor i rëndësishëm është se gratë mbështeten te burrat e tyre në një masë shumë më të vogël se sa burrat mbështeten te gratë e tyre. /KP

Exit mobile version