Telegrafi

Çfar baterie do të sjell LG në modelin G6?

LG Display ka zbuluar ekranin më të ri mobil. Ky ekran ka proporcion 18:9 dhe rezolucion prej 2880×1440 pikselëve.

I njohur si QHD+, ekrani me madhësi prej 5.7 inç pritet që të jetë pjesë e telefonit të ardhshëm të kompanisë, LG G6.

Paneli i ri është më i hollë dhe më i lehtë, falë teknologjisë TOUCH të LG. kornizat janë zvogëluar për 0.2 mm (20%) në pjesën e sipërme, dhe 0.54mm (10%) në pjesët anësore.

Për më shumë, LG Display ka deklaruar se pamja në pjesët e jashtme është përmirësuar ndërkohë që konsumimi i baterisë është zvogëluar për 30 për qind.

LG G6 pritet të lansohet në fund të shkurtit, gjatë shfaqjes Mobile World Congress që do të mbahet në Barcelonë.