Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës realizuan një inspektim në “Çezmën me kupolë” në fshatin Selckë të Gjirokastrës. Inspektimi kishte për qëllim evidentimin e të gjitha problematikave prezente në monument.
Çezma me kupolë është një monument unik për nga tipologjia dhe teknika e realizimit.
Ajo ka një volum kubik transparent me tre qemere anësore dhe mbulohet me një kupolë sferike guri.
Kupola është punuar me mure me gurë gëlqeror, pak a shumë të gdhendur. Në brendësi të saj ka një koritë në të cilën derdhet ujë nga tri çezma. /ata/