Telegrafi

CEZ, shton interesin për Ballkanin

Megjithatë, ndryshe nga e kaluara, CEZ është e interesuar në pjesëmarrje me paketa kontrolli në shoqërite e Evropes Juglindore dhe për të kontribuar në modernizimin e sistemit energjetik rajonal, duke pasur në konsiderate urinë për energji termike dhe elektrike në këto vende.

CEZ nuk përjashton mundësinë e veprimit në partneritet me hungarezen MOL, e cila është gjerësisht e pranishme në Ballkan. Të dy këto kompani kanë krijuar kohët e fundit një shoqëri të përbashkët me qëllim veprimin e përbashkët në realizimin e projekteve në këtë rajon.

Shumë vëmendje CEZ i ka kushtuar mundësise për të ndërhyre në Kosovë, në realizimin e parashikuar të dy centraleve elektrike në Prishtinë.