Telegrafi

CEZ plan për t’u zgjeruar në rajon

Në funksion të këtij qëllimi ka qenë edhe privatizimi i sistemit shqiptar të shpërndarjes së energjisë, realizuar pak kohë më parë kundrejt shumës së 102 milionë eurove.

Aktualisht, CEZ është e pranishme në 14 vende, përfshi këtu Republikën Çeke. Zgjerimi jashtë Çekisë nisi në vitin 2005, periudhë kur u ble sistemi i shpërndarjes së energjisë në Bullgari dhe Rumani.

Në vitin 2006, kompania CEZ bleu dy uzina të prodhimit të energjisë në Poloni. Në po atë vit, u krijuar një kompani e përbashkët energjetike me palën hungareze.

Gjatë viteve të fundit, kompania CEZ ka krijuar partneritet në Turqi, ku ka projekte për ndërtimin e disa hidrocentraleve. Këtë vit kompania CEZ ka planifikuar të përfundojë disa marrëveshje për zgjerimin me kompaninë turke AK Energy.

Kompania çeke CEZ është e aftë që të prodhojë energji elektrike nga centralët bërthamorë dhe termocentralet me qymyr, duke prodhuar energji me kosto të ulët.