Telegrafi

CEZ: Ndërmarrje shtetërore dhe private mbeten debitore

Nga sektori shtetëror, rekordin e mban aeroporti i Kukësit, me 1.8 milionë lekë. Ky aeroport, i pavënë ende në punë, ndez dritat natën për të ndriçuar fushën dhe për të ruajtur objektin.

Nga biznesi privat, kryeson “Bechtel ENKA”, me 2.8 milionë, pasi rezulton se firma e ndërtimit të autostradës Durrës-Morin nuk ka paguar për kampingun në fshatin Kolsh, kamping që tashmë nuk ekziston më.
Debitor rezulton sipas CEZ-it edhe firma tjetër “Albuilding”, e cila ka ndërtuar segmentin Kolsh–Mamëz në autostradë dhe tani punon në rrugën e Shishtavecit, e cila ka 1.4 milionë lekë të papaguara.

Kukësi si rajon vijon të jetë në fund të listës që shlyen detyrimet për energjinë. Niveli i arkëtimeve tek familjarët nuk shkon as tek 10%. Pretendimet për pronat e përmbytura në Fierzë dhe gjendja e rëndë ekonomike i mbajnë ende larg qytetarët kuksianë nga pagesat e dritave. Njësitë e CEZ-it këto ditë po bëjnë shkëputjen e energjisë elektrike për debitorët dhe kanë paralajmëruar masa ligjore ndëshkuese për ta, raportoi Panorama./Telegrafi/