Telegrafi

CEZ kërkon nga qeveria 78 milionë USD

Shumën në fjalë CEZ-i e arrin vetëm nëse aplikon tarifa të rritura me 44.2 për qind (2009-2010), por duke qenë se reagimi i konsumatorit mund të sjellë pasoja të arkëtimet, OSSH-ja negocion për rritje me 23 për qind, me kushtin që qeveria ta kompensojë. Vlera e kompensimit është humbja e krijuar këtë vit, nga mosrritja e dritave me rreth 2 lekë/kWh, që në total janë 78 milionë dollarë.

Në formë të përmbledhur, qeveria është e detyruar të paguajë CEZ-in, në mënyrë që shqiptarët të mos kenë rritje 44.2 për qind, por vetëm 23 për qind. Edhe këtu qeveria mund të ndërhyjë që rritja të jetë akoma dhe më e vogël. Mjafton të veprojë si në vitet e kaluara, kur i jepte KESH-it çdo fund viti 50 milionë dollarë për energjinë elektrike të importuar./shqip/