Telegrafi

Cez: Investime masive në sistemin energjetik në Shqipëri

“Ne jemi gati të fillojmë modernizimin e rrjetit elektrik dhe sektorin energjetik të Shqipërisë për t’i garantuar konsumatorëve shqiptare energji të pandërprerë elektrike. Ky është objektivi ynë kryesor. Por me duhet të shtoj se çështja e furnizimit me energji është një problem rajonal dhe do të zgjidhet përfundimisht vetëm atëherë kur rajoni të ketë krijuar infrastrukturën e nevojshme dhe ndërtimin e linjave që mundësojnë shkëmbimet e lira të energjisë mes vendeve”, ka deklaruar përfaqësuesi i “Cez”, Shmalz.

Sistemi i Shpërndarjes së Energjisë në Shqipëri konsiderohet si një nga me problematikët në Evropë.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm dhe e dimë qe ecuria e sektorit të energjisë në Shqipëri është ndër më të varfrat në Evrope. Por ne presim një disiplinë të caktuar në të ardhmen nga konsumatorët por edhe nga autoritetet, të cilat duhet t’u përmbahen rregullave dhe të zbatojnë ligjin".

"Ne do të bëjmë investime të konsiderueshme për të përmirësuar rrjetin, që arrijnë në disa qindra milionë euro gjatë viteve të ardhshme. Sigurisht, këtej e tutje marrëdhëniet me konsumatorët do të jenë ndryshe. Ne do te investojmë dhe presim që të paguhemi për këtë”, ka shtuar Shmalz. /tch/