Telegrafi

CEZ-i ofron faturat e energjisë online

Drejtori i kompanisë, Alesh Konrad ka njoftuar mundësinë e konsumatorëve për të pasur online faturat e tyre të energjisë elektrike.

Ndërsa duke folur për nivelin e arkëtimeve të faturave, ai tha se vazhdon të mbetet i ulët. “Institucionet buxhetore dhe ato jobuxhetore kanë një detyrim prej 5 miliardë lekë kundrejt CEZ. Në total, borxhi ndaj nesh është 32 miliardë lekë”, theksoi Konrad.

Ai ka shtuar më tej se në adresë të CEZ mbërrijnë rreth 10 mijë ankesa në muaj për mbifaturim. /Telegrafi/