Telegrafi

CEZ abuzon me faturat

Skema e manipulimi me faturat është shumë e qartë, shkruan “Shqip”.

“Në fillim abonentit i vjen një faturë me zero konsum, kurse në muajin tjetër i mblidhen të gjitha, por në këtë rast, – thuhet në investigimin e gazetës, totali e kalon fashën e konsumit 300 kilovat me çmim 7.7 lekë dhe mbi këtë nivel e gjitha faturohet me çmimin 13.5 lekë, duke rritur artificialisht vlerën”.

Operatorët e CEZ-it pranojnë se ka gabime në faturime, por nuk ka ende një zgjidhje për konsumatorët e penalizuar./Telegrafi/