Telegrafi

Cevallos: Jam lojtar i Juventusit

Mesfushori, i cili luan për Quiton po ashtu ka thënë se ai do të luftojë për një vend në formacionin e parë te Bianconerët, përkundër faktit se javë më parë u bë 18 vjec.

“Jam shumë i kënaqur dhe krenar që pas javëve dhe muajve të negociatave, transferi është realizuar”.

“Unë tashmë kam kontratë. Po sa të përfundojë kampionati, unë do të shkoj drejt në Torino. Do të luftoj për të zënë vend në formacionin e parë dhe shpresoj që falë Zotit të shkojnë mirë gjërat”, ka thënë Cevallos. /Telegrafi/