Site icon Telegrafi

Çetboti Sllavço” në A1 Maqedoni tani flet edhe në gjuhën shqipe

Kohët e fundit, A1 Maqedoni lançoi versionin e avancuar të ekspertit virtual bazuar në inteligjencën artificiale – “Sllavço”, i cili tani komunikon jo vetëm në gjuhën maqedonase por edhe në shqip dhe është krijuar për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për të gjitha çështjet e klientëve në lidhje me shërbimet e A1-it.

Prandaj, vendi ynë është i pari dhe i vetmi në rajon ku funksionon edhe chatboti i parë dhe i vetëm në rajon bazuar në Inteligjencën Artificiale që flet dhe kupton gjuhën shqipe. Ai është pjesë e platformës A1 Guru përmes së cilës shfrytëzuesit kanë mundësinë të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet në lidhje me shërbimet e A1 ose të marrin ndihmë për të tejkaluar çdo vështirësi teknike me shërbimet e tyre pa vizituar sallonet e shitjes ose të telefonojnë Kontakt qendrën.

Nëse bisedoni me “Sllavçon”, përveç ndihmës në përzgjedhjen e pajisjes telefonike, mund të merrni ndihmë dhe mbështetje teknike për shfrytëzimin e shërbimeve celulare dhe fikse të A1 – internet, telefoni dhe televizion, ndihmë për pagesë të shpejtë, të sigurt dhe të thjeshtë të faturave mujore, kontrollim të bilancit të llogarisë dhe rimbushje të kredisë për pripejd shfrytëzuesit, aktivizim, çaktivizim të shërbimeve dhe pakove, si dhe informata për tarifa dhe promocione.

Komunikimi me “Sllavçon” është falas, dhe për të biseduar me të, shfrytëzuesit thjesht duhet të hyjnë në shfletuesin përmes vebfaqes të A1 Maqedoni ne sekcionin A1 Guru, përmes aplikacioneve Viber në kanalin A1 Makedonija-Slavcho dhe Facebook Messenger ose përmes aplikacionit cellular Mojot A1.

Çetboti trajton fusha të shumta të njohurive duke përfshirë një kombinim të moduleve të të mësuarit në thellësi dhe të të mësuarit makinerik që janë përgjegjës për të kuptuar kontekstin dhe për të hartuar mesazhe.

Exit mobile version