Dalja e votuesve në Serbi për zgjedhjet presidenciale deri në ora 9.00 është 5,8 për qind, ka njoftuar CESID në një konferencë për media në Beograd.
Bojan Klacar tha se dalja më e madhe e votuesve ishte në Vojvodinë 7,3 për qind, Beograd 5,4 dhe në Serbinë qendrore 5,3 për qind.
Dalja deri në ora nëntë është diç më e madhe se sa në zgjedhjet në vitin 2016 dhe 2014, ndërsa më e ulët se sa në vitin 2012, ka njoftuar CESID.
Zgjedhjet presidenciale serbe po mbahen edhe në Kosovë ku janë gjithsej 90 vendvotime.