Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Sulejman Rexhepi, priti në takim Dorjan Sotirovskin, drejtor i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze (KMBFGR).
Nga komisioni i lartëpërmendur njoftojnë se në takim është biseduar për perspektivat e bashkësive fetare në Maqedoni, si edhe për rëndësinë e bashkëpunimit thelbësor me shtetin.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet të dy palëve duhet që të thellohet dhe të vendoset një qasje parimore në zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut dhe mirëkuptimit./Telegrafi/