Telegrafi

Çështje orësh kalimi i Memushajt te Benevento

Pas shumë e shumë thashethemeve duket se më në fund e ardhmja e Ledian Memushajt është definuar.

Mesfushori shqiptar i Pescaras është shumë afër kalimit te Benevento.

Lexo po ashtu Në pritje të zyrtarizimeve: Memushaj te Benevento, Manaj te Granada

Sipas Il Centro, në orët e ardhshme pritet të mbyllet marrëveshja mes klubet dhe pastaj të vijë edhe zyrtarizimi.

Çmimi i Memushajt është rreth pesë milionë euro.

Për atë kanë shfaqur interesim edhe shumë skuadra tjera italiane. /Telegrafi/