Pas shumë e shumë thashethemeve duket se më në fund e ardhmja e Ledian Memushajt është definuar.
Mesfushori shqiptar i Pescaras është shumë afër kalimit te Benevento.
Sipas Il Centro, në orët e ardhshme pritet të mbyllet marrëveshja mes klubet dhe pastaj të vijë edhe zyrtarizimi.
Çmimi i Memushajt është rreth pesë milionë euro.
Për atë kanë shfaqur interesim edhe shumë skuadra tjera italiane. /Telegrafi/