Site icon Telegrafi

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi Serbia vendosi ta tërheq gjithë personelin e saj nga ambasada në Shkup dhe akuzoi Maqedoninë për aktivitete sulmuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kathimerini” shkruan se çështja me Beogradin erdhi pasi Shkupi filloi ta ringjallë kandidaturën për anëtarësim në BE dhe NATO, pas një periudhe të jostabilitetit politik.

“Kryeministri Zoran Zaev formoi qeverinë në qershor, gati gjashtë muaj pas zgjedhjeve. Greqia insistonte në atë që çështja me emrin të zgjidhet para se Maqedonia të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare”, shkruan më tej “Kathimerini”./Telegrafi/

Exit mobile version