Site icon Telegrafi

Çështja “Klan Kosova”, KPM-ja vendos nesër

Kryetari i Komisionit të Pavarur i Mediave, Jeton Mehmeti, ka thënë që në mbledhjen e tyre është dikutuar çështja e Klan Kosovës, dhe se nesër do të merret vendimi.

Mehmeti ka thënë që edhe qëndrimin e tij për këtë çështje do ta bëjë publik nesër në mbledhje.

KPM-ja ishte mbledhur nga ora 18:00, edhe pas përfundimit zyrtar të punës, dhe ishte e ditur që ky takim kishte ishte vetëm konsultativ.

Kujtojmë  që  dje u bë e ditur që Ministria e Industrisë ia ka pezulluar certifikatën e biznesit Klan Kosovës. /KlanKosova/

Exit mobile version