Çështja e minierës ”Kazandoll” është në pritje të nënshkrimit të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev i cili duhet të jep aprovim për të prishur marrëveshjen me kompaninë ”Sardich”, njofton TV24, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Për këtë minierë, Qeveria e Maqedonisë po respekton vullnetin e banorëve të komunave Dojran dhe Bogdanci pasi ata më herët kishin ngritur iniciativë për të mbyllur punën. Prishja e marrëveshjes me kompaninë është mos respektimi i dispozitave të kontratës dhe për këtë nuk janë plotësuar as kushtet e punës.
Në rast se prishet marrëveshja, ”Sardich” do ta padis shtetin në Gjykatën e arbitrazhit në Londër dhe për këtë do të kërkojë 380 milionë euro. /Telegrafi/