Telegrafi

Çështja e ushqimit të FSK-së,​ Maqedonci ftohet për raportim në Komisionin për Siguri

Para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është ftuar për raportim ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kryetari i Komisionit, Anton Çuni propozoi që Maqedonci të raportoj para këtij Komisioni lidhur me shërbimet e ushqimit dhe largimin e ushtarëve të FSK-së.

Anëtari i këtij Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj tha se ka pas pajtueshmëri që të ftohet për raportim edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për të diskutuar për zhvillimet në veri.

“Sot vendosëm që ta ftojmë ministrin e Mbrojtjes që t’i sqaroj disa gjëra për ato që sot janë bërë temë nëpër medie e portale e që është çështja e ushqimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, çështja e lëshimit në masë të individëve që po dorëhiqen nga FSK, dhe po ashtu biseduam edhe për të fituar ministrin e Punëve të Brendshme për disa gjëra që kanë të bëjnë me pjesën veriore të vendit”, theksoi Qalaj.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e votuar unanimisht ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

“Votuam në parim në mënyrë unanime ligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, i cili ligj pritet të kaloj në Kuvendin e Kosovës e më pastaj e formuam një grup punues që do të trajtohet në kuadër të Komisionit Për Siguri dhe Mbrojtje”, tha ai. /KP/