Site icon Telegrafi

Çështja e gjuhëve përplasë OBRM-në dhe LSDM-në

Çështja e gjuhëve vazhdon të përplasë LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në. Kjo e dyta nuk reshtë së kundërshtuari zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe dhe në çdo mundësi që gjenë reagon për këtë çështje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në ditën e arsimit maqedonas, dita e Kirilit dhe Metodit, LSDM-ja zotohet se do të punojë për mbrojtjen, përparimin e statusit të saj dhe afirmimin e gjuhës maqedonase, duke shtuar se në programin qeveritar janë paraparë masa në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM-ja e konsideron alibi këtë deklaratë të LSDM-së, për të ndryshuar Ligjin për gjuhët, dhe për të zyrtarizuar gjuhën shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare./Telegrafi/

Exit mobile version