Site icon Telegrafi

Çështja e emrit të Maqedonisë, opozita greke kërkon sqarime nga kryeministri Tsipras

Partia greke Nea Democratia ka kërkuar sqarime nga kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras për deklaratën e tij në Beograd në lidhje me Maqedoninë.

Tsipras kishte bërë thirrje për ndërprerje të iredentizmit, për pasardhësit e maqedonasve dhe të Aleksandrit të madh, për hapa konkret dhe për një zgjidhje të përbashkët për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maria Spyraki, zëdhënëse e partisë Nea Democratia kërkon sqarime nga Tsipras për atë se çfarë ka menduar kur e ka dhënë atë deklaratë për Aleksandrin e madh.

Njiherit, Spyraki i përsëriti vijat e kuqe të partisë së saj, ato të samitit të NATO-së në Bukuresht më 2008./Telegrafi/

Exit mobile version