Site icon Telegrafi

Çështja e emrit, Qeveria do të konsultohet me kryetarin e shtetit, me opozitën dhe partitë tjera

Qeveria e Maqedonisë nuk e konfirmon, por as që e mohon propozimin e përmendur në media, që vendi të quhet Repiblika Ilindenska Maqedonia.

Nga këtu për agjencinë AIM thonë atë që Kryeministri Zaev tha në Sofje, që ka një propozim të pranueshëm për të dy palët, por janë shqyrtuar disa propozime.

E vetmja gjë që konfirmohet është se do të ketë konsultime me kryetarin Gjorge Ivanov, me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe me liderët e partive tjera./Telegrafi/

Lexo po ashtu “Republika Ilindenska Makedonija” propozimi i ri për çështjen e emrit
Exit mobile version