Ministri i Punëve të Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias, do të bisedojnë për të gjitha çështjet e hapura të shteteve që përfaqësojnë.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë greke kur u pyet se cilat do të jetë temat që do të shtrohen në tryezë në takimin e radhës të ministrave të jashtëm.
Intensifikimin e takimeve në nivele ministrore dhe shtetërore e paralajmëruan edhe kryeministrat e dy shteteve fqinje pas takimit në Davos të Zvicrës./Telegrafi/