Site icon Telegrafi

Çështja Beleri në Bruksel, Rama i përgjigjet zyrtarit grek: Nuk ka arsye për të alarmuar botën, Shqipëria nuk është Siberi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Në Bruksel u ngrit dhe çështja “Beleri”, ky zyrtari i Greqisë i është drejtuar kreut të qeverisë, se përse kreu i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, po mbahet kaq gjatë në burg.

Lexo po ashtu SPAK kërkon dy vite e gjashtë muaj burg për Fredi Belerin

Ndërkohë Rama i irrituar i është përgjigjur se Shqipëria nuk është Siberi, duke shtuar se çështja “Beleri” nuk duhet të ishte ngritur në Bruksel.

Mes tjerash, Rama tha se “Beleri’ është një çështje që i takon drejtësisë dhe se askush nuk është mbi ligjin në Shqipëri.

“Jam i detyruar të reagojë ndaj ndërhyrjes ndaj kolegut grek, që e beri Shqipërinë të duket sikur është Siberia, dhe që dikush në Siberi po mbahet peng nga një regjim mizor dhe i përgjakshëm, vetëm pse është shtetas grek, kjo duhet të jetë arsye për të alarmuar botën, se Shqipëria nuk është Shqipëria por është Siberia. Kjo mënyrë për ta parë çështjen është krejt delirante dhe s’ka të bëjë me realitetin. Nëse do të kishte një grimë të vërtete në të gjithë këtë, a besoni se ky qytet do të kishte qëndruar në heshtje e nuk do të kishte thënë asnjë fjalë. Kjo është vetëm kaq, një çështje e drejtësisë në një vend sovran, ku Reforma në Drejtësi, ka qenë reforma më e lëvduar nga BE. Më së fundmi askush në Shqipëri nuk është mbi ligjin, qoftë i pasur apo i varfër. Nuk ka asnjë arsye për ta sjellë këtë dramë në Bruksel. Çështja “Beleri” është vetëm çështje e drejtësisë, dhe drejtësia do i jap zgjidhje”, tha Rama. /Telegrafi/

 

Exit mobile version