Site icon Telegrafi

Cesc Fabregas emëron dy lojtarët kundërshtarë që i ka admiruar në Ligën Premier

Cesc Fabregas ka zbuluar se Paul Scholes dhe Steven Gerrard, janë dy lojtarët kundërshtarë që i ka admiruar në Ligën Premier.

Ish-kapiteni i Arsenalit kishte një karrierë të ndritur në ligën angleze, e që të njëjtën gjë e bëri edhe kur ishte te Chelsea.

Edhe pse konsiderohet si njëri ndër mesfushorit më të mirë në histori të Ligës Premier, ai ka thënë se admiron lojën që bënin Scholes dhe Gerrard.

“Që kur isha i vogël, kam pasur këtë ndjenjë për Steven Gerrard”, ka thënë Fabregas në një bashkëbisedim me Rio Ferdinand.

“Në vendlindjen time i shikonim videot nga golat e tij në Ligën Premier dhe lojën që bënte e që gjithmonë e kam pëlqyer stilin e tij të lojës”.

“Mënyra se si unë luaj dh e shoh futbolli, është për shkak të Paul Scholes. Çfarë lojtari. Ai e ka pëlqyer lojën me pasime të shkurtra, ai gjithmonë e kërkonte topin”, ka shtuar më tej ai.

33-vjeçari tani luan për Monacon dhe vazhdon të jetë asistuesi i dytë më i mirë në Ligën Premier me 111 sosh në 350 paraqitje. /Telegrafi/

Exit mobile version