Site icon Telegrafi

Cesc Fabregas befason të gjithë me zgjedhjen e klubit të ri, do të vazhdojë karrierën në Serie B

Futbollisti i njohur spanjoll Cesc Fabregas ka befasuar të gjithë me zgjedhjen e klubit të ri, pasi vendosi t’i bashkohet me klubin e Serie B, Como.

Pas largimit nga Monaco, Fabregas, tani 35 vjeç mendoi t’i jepte fund karrierës së tij të shkëlqyer futbollistike, por vendosi të vazhdojë edhe për pak.

Njeriu kryesor i Como është ish-kapiteni i Chelsea, Dennis Wise, i cili e bindi Fabregasin.

Madje ky i fundit refuzoi një ofertë të madhe financiarisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe, vetëm për të veshur fanellën e skuadrës së kategorisë së dytë italiane.

Fabregas që ka luajtur 110 herë për Spanjën, vendosi të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Como. /Telegrafi/

Exit mobile version