Telegrafi

Cesc: Dua ta mposht United më shumë çdo tjetër

Topçinjtë nesër presin United në derbin e Ligës Premier që zhvillohet në Emirates dhe Cesc është i bindur në fitore.

“Manchester United i tejkalon të gjitha ndeshjet për mua. Si lojtar është një ndeshje të cilën dëshiroj ta luaj çdo sezon”.

“Chelsea është vërtet i mirë, Liverpooli po ashtu dhe Tottenhami është i veçantë, veçanërisht për shkak të fansave. Por nëse do ta zgjidhja një ndeshje nga 38 atëherë do të doja të luaj kundër Man United. Për mua definitivisht është ndeshja më e veçantë në Ligën Premier”, ka thënë Fabregas./Telegrafi/