Telegrafi

Cesare Maldini: Milan-Manchester, asgjë nuk ka përfunduar

Milani u mposht në San Siro nga Djajtë e Kuq, ndërsa Maldini beson se asgjë nuk ka marrë fund dhe se kuqezinjtë mund ta eliminojnë Unitedin pas takimit të 10 marsit.

“Milani luajti shumë mirë në gjysmën e parë dhe Huntelaar pati dy raste për të dyfishuar epërsinë. Nuk mendoj se Manchesteri do të luante ashtu po të ishte në disavantazh prej 2-0”.

“Mirëpo, skuadra angleze luajti më mirë në pjesën e dytë falë disa përmirësimeve taktike”.

“Ferguson e ka bërë shumë mirë punën e tij, por jam i sigurt se po të kishte shënuar Milani golin e dytë do të shihnim një ndeshje krejtësisht ndryshe”, ka thënë Maldini për Radioincontro.it. /Telegrafi/