Telegrafi

Cesar dhe Maicon duan LK

“Nuk ka emocion më të madh se ky. Ne jemi aq të lumtur. Ishte e vështirë, por është mirë të fitojmë kështu. Komplimente Romës, pasi që ata punuan shumë, ashtu bëri dhe Ranieri. Por, sot ne po kënaqemi me fitoren. Unë dua t’ua dedikoj titullin familjes dhe miqve të mi”, theksoi Cesar.

“Unë jam vërtet i lumtur sot (e diel), pasi që po festojmë, por nesër duhet të mendojmë për finalen e madhe. Natyrisht se ne do të festojmë sonte. Ne kurrë nuk ishim të frikësuar pasi që gjithnjë kemi pasur besim. I gjithë ekipi e meriton këtë. Është Scudettoja jonë”, përfundoi Maicon. /Telegrafi/