Telegrafi

CES: ZTE prezanton fabletin Grand X Max +

ZTE Grand X Max + është i pajisur me ekranin me diagonalen prej 6 inç në HD, me një rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve.
Fableti i ZTE-së mbështetet nga procesori quad core 1.2GHz Snapdragon 400 dhe gjithashtu vjen me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme.

ZTE Grand X Max + vjen me opsionin e kartelës microSD e cila ofron mbështetje për 32GB, si dhe dy kamerat; atë të pasmen me MP, dhe të përparmen me 5MP, plus ndriçuesin LED, baterinë me 3200mAh.

Çmimi i ZTE Grand X Max + me kontratë në Cricket do të jetë 199 dollarë. (Telegrafi)