Telegrafi

CES: Samsung prezanton Ultra HD TV me 105”

Samsung Ultra HD TV me 105 inç sjell rezolucionin masiv me 4K,“aspect-ratio” me 21:09, si dhe 11 milionë piksel.
Samsung gjithashtu prezantoi serinë e re të televizorëve U9000 me ekran të lakuar, dhe këto modele mund të jetë pak më të volitshme sesa versioni me diagonalen prej 105 inç.

Seria e televizorëve Samsung U9000 me ekrane të lakuara do të jetë në dispozicion në tri madhësi të ndryshme të ekranit, njëri model do të jetë me 55 inç, tjetri me 65 dhe modeli tjetër me ekran më të madh prej 78 inç.

Samsung paralajmëroi edhe serinë e re të televizorëve Ultra HD, modelet e reja – Samsung S9 dhe ata Samsung U8550, të cilët do të jenë në dispozicion në një varg të madhësive të ekranit duke filluar prej 50, 55, 60, 65 dhe 75 inç.

Samsung ende nuk ka dhënë asnjë detaj për çmimet e serisë së re të televizorëve Ultra HD e as për modelet e serisë me ekran të lakuar, por një gjë e tillë pritet të dihet së shpejti. / Telegrafi /