Telegrafi

CES: Samsung prezanton televizorin SUHD, modelin Curved 4K TV

Mirëpo në CES 2015, Samsung si njëri ndër prodhuesit kryesor të televizorëve të mençur nuk është më duke “luftuar” për inça. Prodhuesi jugkorean tani me rivalët e saj shtyhet me nanometra.

Arsyeja kryesore për këtë është teknologjia Quantum Dot, që sot është bërë njëra ndër fjalët kryesore në industri. Për ta kuptuar më thjeshtë, panelët në QD janë më të mprehtë sesa LCD LED standard, por jo edhe aq të freskët sa ata në OLED.

Shkenca prapa teknologjisë Quantum Dot qëndron brenda nano-kristaleve / gjysmë përçuesve që shkojnë prej 2 deri në 10nm në madhësi. Nano-kristalet, kanë qenë prezente në treg që nga vitet e 80-ta, por vetëm tani duke e bërë rrugën e tyre në televizorët e stilit teatër në shtëpi.

Quantum Dot u jep televizorëve një shtytje deri në 30% në saktësinë e ngjyrave dhe 64 herë më shumë klasifikim për çdo piksel, krahasuar me standardin LCD LED.

Në modelin e ri të Samsung, JS9500, televizori ofron standard 10-bit me DCI-P3 dhe e bën pështatjen e ngjyrave dy herë më shpejtë sesa shpejtësia normale në ekranet UHD, sqaron Samsung.

Për më shumë, JS9500 do të jetë modeli i parë i televizorit të Samsung që ofron mbështetje edhe për PlayStation Now.
Samsung JS9500 Curved 4K TV do të debutojë më vonë gjatë vitit 2015 dhe do të vijë në variantet me 65, 78 dhe 88-inç. (Telegrafi)